Hetime për vrasjen e dyfishtë në Çellopek – 30 ditë paraburgim për dorasin! – Shqip

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Tetovës ka urdhëruar zbatimin e procedurës hetimore kundër 59-vjeçarit banor të Çellopekut, i cili dje privoi nga jeta dy persona, kurse kishte tentuar të vrasë edhe katër persona tjerë të familjes së njëjtë, percjell KlanM, komunikatën e Prokurorisë Publike.

“I dyshuari është takuar me të dëmtuarit kur kanë dalë në oborrin e shtëpisë dhe kanë nisur zënkë verbale për një rrugë që e kishin shfrytëzuar bashkërisht dhe për të cilën edhe më herët kishin patur mospajtime. Pas zënkës verbale, i dyshuari ka nxjerrë armën që e ka poseduar pa leje dhe ka nis të gjuajë drejt të dëmtuarve. Njëri prej tyre i është përgjigjur me armë që e ka poseduar me leje, por i dyshuari i ka privuar nga liria dy të dëmtuarit – babë e bir. Më pas ka vazhduar të gjuajë në drejtim të katër të tjerëve familjarë të tyre, duke i shkaktuar lëndime me armë zjarri njërit prej tyre. Kur në vendngjartje kanë mbërritur pjesëtarët e SPB-Tetovë, i dyshuari ka bërë rezistencë dhe nuk ka dashur të dorëzohet, por është kapur dhe është privuar nga liria” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike.

Prokuroria, sic percjell KlanM, thotë se hetimi ndaj tij bëhet për veprën penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 3, kurse do të përgjigjet edhe për “tentim vrasje” si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore – Tetovë, sic njofton KlanM, të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve./KlanMacedonia

You may also like