Hetime për evazion fiskal, Italia i sekuestron 780 mln euro Airbnb-së!

by admin
Spread the love

Një gjykatës italian urdhëroi sekuestrimin e 780 milionë eurove dollarëve nga gjigandi i qirave afatshkurtra, Airbnb, nën dyshimin e evazionit fiskal.

Prokurorët thonë se firma dështoi të mbledhë taksa nga qiradhënësit për rreth 3.7 miliardë euro të përfituara prej saj nga qiratë. Pronarëve në Itali u kërkohet të paguajnë një taksë prej 21% mbi të ardhurat e tyre. Airbnb i tha BBC-së se ishte “e befasuar dhe e zhgënjyer nga vendimi i prokurorit publik italian”.

Zëdhënësi i Airbnb Christopher Nutly u shpreh se selia europiane e kompanisë kishte punuar për të zgjidhur çështjen me agjencinë italiane të taksave që nga qershori. “Ne kemi besim se kemi vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe synojmë të ushtrojmë të drejtat tona në lidhje me këtë çështje”, shtoi ai.

Tre persona që kanë pasur role drejtuese në Airbnb nga 2017 deri në 2021 ishin gjithashtu nën hetim, thanë prokurorët e Gjykatës së Milanos. Vitin e kaluar,  Airbnb sfidoi ligjin italian i cili kërkonte që kompania dhe ofruesit e tjerë të qirave afatshkurtra të ndajnë 21% të të ardhurave nga qiraja nga qiradhënësit dhe t`ua kalojnë ato autoriteteve tatimore.

Firma argumentoi se kërkesat e Italisë për taksat bien ndesh me parimin e Bashkimit Europian për lirinë e ofrimit të shërbimeve në të gjithë bllokun 27-anëtarësh.  Gjykata e lartë e BE-së më vonë vendosi që Airbnb duhet t’u përmbahej kërkesave.


Top Channel

You may also like