Hetemi: I pavërtetë lajmi se KFOR-i me ka urdhëruar që të largohem nga komuna

by admin
Spread the love

Kryetari i Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, ka reaguar pas raportimeve se ai ka marrë urdhër nga KFOR-i që të largohet nga komuna, e në të kundërtën ai do të nxirret me forcë.

Hetemi tha se raportimi është totalisht i pavërtetë teksa ka bërë ftesë që publiku të informohet vetëm nga lajmet e konfirmuara.

“Ftoj publikun e gjerë të Republikës që të informohen vetëm nga lajmet e konfirmuara e zyrtare dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme”, tha Hetemi, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like