HELSINKI – Rusia bllokon zgjatjen e mandatit të misionit monitorues të OSBE-së në Ukrainë

by admin
Spread the love



VJENË, 31 mars /ATSH-DPA/- Rusia është kritikuar për bllokimin e zgjatjes së mandatit të misionit monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainë.

“Është për të ardhur keq që Federata Ruse ka bllokuar konsensusin për zgjatjen e mandatit të Misionit Special të Monitorimit në Ukrainë. Është e papërgjegjshme dhe e pajustifikueshme, por mendoj se nuk është e befasueshme”, tha ambasadori i SHBA-së në OSBE duke kritikuar Rusinë.

Ambasadori britanik Neil Bush tha se qeveria ruse i frikësohet raportimit të paanshëm dhe të bazuar në fakte.

OSBE-ja, deri vonë kishte rreth 500 vëzhgues të paarmatosur të stacionuar në Ukrainë, kryesisht në lindje të vendit. Ata kishin respektuar armëpushimin midis njësive ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, por u tërhoqën pasi filloi pushtimi rus. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBERLIN – Gjermania njofton sanksione të tjera ndaj Rusisë
Artikulli tjetërMAS: Zëvendësohen me 4 të shtuna ditët e pushimit në janar dhe 21 mars


You may also like