Haziri akuzon qeverinë për presion në kohë fushate (VIDEO)

by admin
Spread the love

Nga një aksion i Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të shtunën mbrëma në Gjilan, u mbyllën e gjobitën disa kafiteri.

Por kjo sipas kryetarit aktual të Gjilanit, u bë duke në mënyrë jo të drejtë nga task-forca qeveritare pasi sipas tij, kjo është ndërhyrje në kompetencat e Komunës.

Ai tha të dielën se do t`i ndjek rrugët ligjore dhe që sipas tij, Qeveria po e shfrytëzon këtë çështje për të bërë fushatë meqë më 14 nëntor Haziri do të ballafaqohet me Alban Hysenin  e VV-së në balotazh.

Por ndryshe mendojnë në AUV, që theksojnë se as Qeveria e askush tjetër nuk ka kompetenca të ndërhyjë në procesin e shqiptimit të gjobave anti-COVID.

You may also like