Haxhiu paralajmëron vizitë në Hagë: Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë, problemet e pas luftës politike me ta nuk më bëjnë që mos t’i takoj

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka dashur ta komentojë më shumë veçse të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të marrë masa ndaj kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë për pjesëmarrjen e saj në takim me Këshillin e Sigurisë së Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie, ministrja Haxhiu ka thënë se përgjegjësia bie mbi KGJK-në dhe se gjyqtarët duhet të sillen me integritetin më të lartë moral e profesional.

“Pjesëmarrja e kryetares së Gjykatës Themelore
në Mitrovicë me presidentin Vuçiq më vjen keq për këtë. Gjyqtarët duhet të
sillen me integritetin më të lartë moral e profesional. Çfarë do takimi e cenon
këtë integritet. Për veprimet apo shkeljet apo dyshimet për gjyqtarët përgjegjësia
bie mbi Këshillin Gjyqësor të Kosovës”.

“Ne nuk jemi duke u ngutur konsiderojë që është
proces i domosdoshëm prandaj presim opinion e venecias dhe urojmë ta kemi mbështetjen
e opozitës sepse na duhen 2/3”, tha Haxhiu kur u pyet edhe një herë për
procesin e Vettingut.

Ministrja e Drejtësisë ka paralajmëruar një
vizitë në Hagë për t’i takuar ish-krerët e shtetit. Ka thënë se bashkë me të do
të jenë edhe një anëtar i Komisionit për Legjislacion dhe nënkryetarja e
Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Në fund të këtij muaji unë bashkë me një
anëtar të Komisionit për Legjislacion kryetarin Saranda Bogujevci kemi
planifikuar një vizitë në Hagë. Si Ministri e Drejtësisë e kemi obligim që të bëjmë
kërkesa për të gjithë. Sa i përket luftës së UÇK-së kemi një qëndrim. Lufta ka
qenë luftë e drejtë për çlirim. Problemet e pas luftës politike me ta nuk më bëjnë
mua që mos të kërkoj një takim me ta”, tha Haxhiu.

Tutje foli edhe për dështimin e votimit të
Kodit Civil, për të cilën tha se do ta dërgojnë sërish në Kuvend.

“Pas Kushtetutës së Kosovës, konsiderohet si
dokument shumë i rëndësishëm prandaj do ta riprocedojmë në Kuvend të Kosovës.
Duke pas parasysh që nuk ka afat ne do ta riprocedojmë”

“Ka deputetë që janë të feve të ndryshme mirëpo deputetët duhet të përfaqësojnë interesin e qytetarëve të Kosovës. Ne nuk negociojmë për të drejtat e njeriut”, tha ajo.

You may also like