Haxhiu: Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të gjetur shkaqet e plagosjes së qytetarit serb

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e Kosovës e dënon rastin e plagosjes së një qytetari serb në veri të vendit, gjatë ditës së djeshme.

Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Policia e Kosovës çdo herë punon për të siguruar jetën e qytetarëve të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të gjetur shkaqet dhe të gjitha rrethanat me plagosjen e  qytetarit serb. Siç jeni në dijeni, Policia e Kosovës është policia më kredibile në rajon, dhe gjatë kësaj kohe sidomos kohës së fundit ka pasur një përpjekje maksimale për të luftuar kriminalitetin, në atë pjesë të vendit tonë, sigurisht edhe për të ofruar siguri ndaj qytetarëve tanë, pavarësisht etnisë apo nacionalitetit”.

“Prandaj për këtë si qeveri i përgëzojmë Policinë e Kosovës, e dënojmë rastin e mbrëmshëm, siç jeni në dijeni katër policë janë suspenduar, dhe katër zyrtarë policor janë në mbajtje”, ka thënë Haxhiu. /Klankosova.tv

You may also like