Hasani hesht Vllazninë në “Loro Boriçi”, Partizani zhyt Laçin në krizë

by admin
Spread the love

Kastrioti dhe Partizani kanë festuar ditën e sotme. Krutanët janë ekipi i momentit në Superiore, pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë katër fitore dhe një barazim.

Ditën e sotme Kastrioti i Emiljano Çelës i bëri gjëmën Vllaznisë, që pësoi humbjen e tretë radhazi. Shkodranët shënuan të parët me sulmuesi Ante Aralica në minutën e parë të pjesës së dytë, por në 10 minutat e fundit “bota” iu shemb.

Edon Hasani shënoi dy gola në portën e Vllaznisë, ekipit ku ka dalë si futbollit. Goli i fitores ishte fantastik, ndërsa shkodranët në shtesë iu afruan golit të barazimit me Jonuzin, që u ndal nga trau.

Në “Elbasan Arena” Partizani fitoi 2-1 kundër Laçit, që në 6 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm tre pikë falë tre barazimeve. “Demat” shënuan të parët me anë të Bitrit, kurse më pas Dajsninani e ndali Skukën.

Laçi ishte i pafat me Velijun dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Kurbinasit reaguan direkt dhe barazuan me Akinyemi. Gjithsesi më pas gabuan, duke i dhuruar një penallti Partizanit. Skuka nuk fali. Më pas Laçi goditi shtyllën me Zikon, kurse Guindo që e çoi më pas në rrjetë ishte pozicion jashtë loje. Kështu Partizani ruajti epërsinë dhe mori tre pikë, që e çojnë një pikë larg vendit të katërt. / oversport.tv

Kategoria Superiore – Java 27

Partizani-Laçi 2-1
Shënues:
Bitri 10’, Skuka (pen.) 89’ / Akinyemi 47’

Vllaznia-Kastrioti 1-2
Shënues:
Aralica 46’ / Hasani 79’, 87’

 

You may also like