Haradinaj uron Ditën e Evropës: Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike!

by admin
Spread the love

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, uroi Ditën e Evropës me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se Kosova e meriton integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike!

“Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës”, shkroi Haradinaj.

Ai po ashtu shtoi se nuk ka vend në Evropë më të përkushtuar ndaj idealeve të BE-së se sa vendi ynë, e cila është pjesë e natyrshme e familjes europerëndimore.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë dëshmi për vlerat evropiane që ne i përfaqësojmë me Kushtetutën dhe ligjet tona. Urime Dita e Evropës!”, përfundoi ai.

You may also like