Haradinaj: Çabrati i Gjakovës ishte fushëbetejë e përgjakshme mes forcave serbe dhe njësive të Brigadës 137 të UÇK-së

by admin
Spread the love

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me rastin e 23-vjetorit të “Epopesë së Çabratit”, ka thënë se Çabrati i Gjakovës ishte fushëbetejë e përgjakshme mes forcave serbe dhe njësive të Brigadës 137 të UÇK-së. Sipas tij, kjo betejë u kthye në disfatë për paramilitarët serbë që po terrorizonin qytetin e Gjakovës.

Postimi i plotë i Haradinajt në “Facebook”:

Çabrati i Gjakovës ishte fushëbetejë e
përgjakshme mes forcave serbe dhe njësive të Brigadës 137 të UÇK-së. Kjo betejë
u kthye në disfatë për paramilitarët serbë që po terrorizonin qytetin e
Gjakovës.

Serbët, në pamundësi të përballen me forcat
tona, po hakmerreshin në civilë të pambrojtur, duke vrarë e zhdukur 100 djem e
vajza të këtij qyteti.

Gjatë luftimeve, nga radhët tona ranë në
altarin e lirisë trimat: Agim Haxhiavdyli, Ahmet Gjikolli, Ali Hoxha, Arben
Saraqini, Bujar Roka, Dashmir Krasniqi, Genc Këpuska, Hamëz Zyberi, Hazyr
Këpuska, Islam Koci, Ilir Berisha, Kushtrim Hoxha, Megzun Boshnjaku, Mentor
Shtaloja, Sefedin Xërxa, Taulant Nura, Tom Gjoka, Yllka Domi dhe Ylber Hoxha.

Prandaj, Gjakova mbetet qyteti i kuq i luftës
për liri.

You may also like