Halimi e LDK-së thotë se qeveria po propagandon me raportin ”World Justice Project” – Shqip

by admin
Spread the love

Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka komentuar qasjen e qeverisë, mbi raportin ‘World Justice Poject’.

Halimi shkruan se ajo që po cilëson qeveria Kurti, është propagandë dhe histeri partiake për sukses.

Për këtë ajo rëndit disa arsye:

”Kur të mungojnë rezultatet qeverisëse, nuk të mbetet rrugë tjetër, veç të mburresh me absurditete. Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në ‘World Justice Project’, ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të. Nuk ka manipulim, nuk ka ‘World Project’ që e mbulon mungesën e projekteve madhore.
Vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të. Pra, si përfundim, nuk ka propagandë që e mbulon punën dhe angazhimin e vërtetë në qeverisje.
Histeri partiake për sukses.
Propaganda s’duket ndryshe!”

You may also like