Hajredini: “Gjithçka është sipas ligjit” në Gjykatën e Strugës, atëherë sipas kësaj Blinken të tërheq vendimin për Merkon

by admin
Spread the love

Analisti dhe ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini reagon ndaj konstatimit të grupit punues nga Këshilli Gjyqësor se ndaj gjyqtarëve të Strugës nuk është bërë presion nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko apo persona të tjerë. Po ashtu siç thuhet nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm nga ana e gjyqtarëve.

“Nga kontrolli i kryer nga Milazim Mustafa në gjykatën e Strugës, ka rezultuar se “gjithçka është sipas ligjit”.

Tashmë pritet që Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken duhet të tërheqë menjëherë vendimin që Ramiz Merko dhe Branko Hrvat të kthehet në Zagreb.

Merko vetëkuptohet se do ta vazhdojë aktivitetin në BDI”, thotë Hajredini.

You may also like