Haaland, për sezonin debutues te City: Joreale, do ta mbaj mend gjatë gjithë jetës sime

by admin
Spread the love

Manchester City ka edhe dy finale për të luajtur, atë të FA Cup dhe të Championsit, por pavarësisht se çfarë do të ndodhë në këto dy sfida, sezoni debutues i Erling Haalandit te “Citizens” ishte thjesht magjik.

Në përfundim të sfidës së fituar ndaj Chelsea-t, në “Etihad”, gjiganti norvegjez e kishte të vështirë ta shprehte me fjalë atë që ndiente.

“Është joreale. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i lumtur. Këto kujtime do t’i mbaj mend gjatë gjithë jetës sime, nuk di çfarë të them. Është e veçantë. Do ta shijoj këtë ditë. Është e mrekullueshme.

Sezoni debutues, 36 gola, trofe në Premier League dhe dy finale të tjera. Jo keq.”

“Kemi punuar 11 muaj rresht për ta parë këtë. Është një ditë për të festuar me tifozët dhe familjen. Është e mahnitshme. Njerëzit presin që ne të fitojmë shumë, ne punojmë çdo ditë për këtë. Njerëzit sakrifikojnë shumë për ekipin. Është më e vështirë fizikisht sesa mendërisht.

Kam tetë vjet këtu. Kjo është shtëpia ime dhe momentet e mrekullueshme vazhdojnë të vijnë. Thjesht përpiqemi të bëjmë më të mirën që mundemi. Dua të fitoj më shumë dhe të vazhdoj. Kemi edhe dy finale tani për të cilat duhet të përgatitemi“- tha Kevin de Bruyne.

“Është bukur të fitosh tre tituj radhazi dhe pesë nga gjashtë të fundit. Ajo që kemi arritur në vitet e fundit ka qenë vërtet e mirë. Është historike sepse jo shumë ekipe e kanë bërë këtë.

Tani ne mund ta shijojmë suksesin me tifozët tanë dhe të mendojmë për finalen e FA Cup dhe finalen Championsit. Ne duam t’i fitojmë të tre trofetë.

Ne do të jemi konkurrues dhe do të respektojmë dy ndeshjet tona të fundit në Premier League. Nëse ulim ritmin, do të jetë e vështirë për dy finalet”– tha Bernardo Silva.


Top Channel

You may also like