Haaland nuk e mbajnë nervat

by admin
Spread the love

Erling Haaland ka qenë i tensionuar si rrallëherë pas barazimit të sotëm 3:3 të Manchester Cityt ndaj Totenhemit.

Ai është bërë protagonist i një incidenti, teksa u përplas me futbollistin e kundërshtarëve, Xhovani Lo Celso, pasi u mbyll ndeshja.

Haland ishte i nervozuar pasi po protestonte bashkë me skuadrën te gjyqtari i cili kishte ndalur një aksion të tyre të qartë drejt portës duke dhënë një faull në shtesën e ndeshjes.

Ai po largohej nga fusha kur u përplas sup më sup me Lo Celson dhe mes të dyve nisi një shkëmbim verbal që më pas solli edhe konfrontimin.

Norvegjezi iu afrua kërcënueshëm por ishin pjesëtarët e skuadrave të dy futbollistëve që i ndanë për të mbyllur gjithçka para se situata të degjeneronte në një sherr banal.

You may also like