Haaland ka refuzuar milionat e Manchester City, kërkon që të luajë në Spanjë

by admin
Spread the love

Manchester City është një nga skuadrat që ka shfaqur interes për Erling Haaland, por sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle sulmuesi i Borussia Dortmund, që kërkohet nga gjysma e Europës, ka refuzuar ofertën e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

City ka bërë gati një ofertë ku bomberi norvegjez do të përfitojë rreth 28 milionë euro në sezon, por për momentin përgjigjja është negative, sepse objektivi i lojtarit është që të luajë në Spanjë.

Sipas shtypit iberik është i sigurt largimi i Haaland nga Gjermania në fund të sezonit, por ndoshta që në fund të këtij muaji mund të mësohet se kush do të jetë destinacioni i ri i norvegjezit, Reali i Madridit apo Barcelona. / Oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund Facebook

You may also like