Gurra: Me Erdoganin në pushtet marrëdhëniet Turqi-Shqipëri do të përforcohen edhe më shumë

by admin
Spread the love




Mehdi Gurra kryetar i fondacionit “Alsar”, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë janë në nivel strategjik dhe këto marrëdhënie edhe në të ardhmen vetëm do të forcohen.

“Nuk do të ketë asnjë ndryshim marrëdhëniet. Kuptohet se me Qeverinë aktuale do të ketë një forcim edhe më tepër, por edhe nëse do të ndryshohet pushteti nuk pres që do të ketë ndryshim të marrëdhënieve shqiptare me Turqinë”, tha Gurra.

Sa i përket komenteve të Sali Berishës, Gurra tha se nuk është hera e parë që Sali Berisha të prononcohet kundër Erdoganit dhe politikës turke në Shqipëri, kundër marrëdhënieve brilante.

“Ai e ka bërë disa herë dhe mund të jetë vetëm një tentativë për tu afruar me perëndimin”, tha Gurra.


You may also like