Guindo rikthehet në majë, duel i fortë me Seferin për “Këpucën e Artë”

by admin
Spread the love

Saliou Guindo ka rimarrë vendin e parë në listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore, pas dueleve të javës së 32-të.

Sulmuesi i Laçit, i cili me shumë mundësi këtë verë do të transferohet në një kampionat më të fortë, ndëshkoi dje dy herë Egnatian.

Guindo tashmë numëron 16 gola dhe ka parakaluar Taulant Seferin e Tiranës. Futbollisti nga Mali ka një gol më tepër, ndërkohë që i treti në listën e golashënuesve është Redon Xhixha, po i kryesuesve të Superiores.

Kështu, në tre javët e mbetura do të ketë edhe një garë për “Këpucën e Artë” të Superiores, që një vit më parë u fitua nga Dejvi Bregu, i cili më pas u transferua në Turqi te Boluspor. / oversport.tv

You may also like