Guardiola e pranon: City më dha kohë për ta fituar Championsin

by admin
Spread the love

Pep Guardiola ka folur për “TNT Sport” pas kualifikimit të City-t në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ka folur për rrugëtimin e tij në këtë kompeticion në krye të Manchester City-t.

Kampionët e Anglisë fituan kupën me veshë të mëdhenj verën e kaluar duke mposhtur Interin në finale.

“Më kujtohet se kur mbërrita, drejtuesit nuk besonin në fitimin e Championsit, klubi nuk besonte se ne mund ta arrinim. Ishte një proces, hap pas hapi. Sot drejtuesit e klubeve nuk u japin shumë kohë trajnerëve për të fituar, por mua më dhanë”, tha Guardiola, i cili fitoi Champions League me City-n në fund të sezonit të shtatë te kjo skuadër.

“Ata na dhanë kohë dhe tani ne jemi një ekip që beson se mund ta përsëritim suksesin. Nuk dua të largohem”, u përgjigj më pas Guardiola kur u pyet për divorcin e tij të mundshëm me City-n. I lindur në vitin 1971, Guardiola aktualisht është i lidhur me Manchester City-n me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

You may also like