“Guardiola 10 herë më i mirë nga sa e bëjnë, sekreti i tij është i thjeshtë”

by admin
Spread the love

Mateo Kovacic ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Inter dhe Chelsea, teksa prej verës së vitit të kaluar është pjesë e Manchester Cityt.

Dhe nga dita në ditë po mëson e zbulon sekretet e Pep Guardiolës, të cilin e konsideron si më të mirin në rolin e vet.

“Jam i lumtur që pata mundësinë të zgjedh Manchester Cityn për fazën më të rëndësishme të karrierës sime. Nuk dyshova për asnjë moment.

Dhe kur mbërrita te City kuptova se askush nuk ngopet me atë që ka fituar, asnjë nuk relaksohet dhe nuk kënaqet.

Madje as me tripletën historike që fituam vjet.

Guardiola? Kam përjetuar personalisht gjithçka që kisha dëgjuar më parë për të. Madje është 10 herë më i mirë krahasuar me çfarë flitet për Pepin.

I kanë dalë të gjitha fjalët që më tha kur u bëra pjesë e këtij klubi. Jam i impresionuar, mendoj se thjeshtësia e shpjegimeve që të jep është shkaku kryesor i sukseseve të tij.

Guardiola është i përpiktë, ai gjithmonë ka një plan B ose C për të zbatuar nëse plani A nuk funksionon.

Ky është shkaku pse ne u përshtatemi shpejt situatave, sepse e kemi gjithmonë një zgjidhje për momentet delikate“, u shpreh mesfushori kroat.

You may also like