“Grusht shteti” në Rusi? Wagneri pushton aeroportin, tanke në rrugët e Moskës!

by admin
Spread the love

Pakënaqësitë kishin nisur të shpërfaqen prej kohësh, por tashmë duket se lufta është e hapur: Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, pretendon se ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don, ndërsa Vladimir Putin e akuzoi ish krahun e tij të djathtë për tradhti.

Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse, edhe pse mohon synimet për grusht shteti. Ndërkohë, pa e përmendur emrin e tij por duke e nënkuptuar, Putinit u zotua të ndëshkojë ashpër personat të cilët qëndrojnë pas këtij rebelimi.

Kjo kryengritje është një goditje vdekjeprurëse për popullin rus. Personat që po përgatiten për një rebelim të armatosur do të ndëshkohen. Ne do të bëjmë gjithshka për të mbrojtur Rusinë. Veprime vendimtare do të ndërmerren për të stabilizuar situatën në Rostov-on-Don.“- tha Putin.

Prigozhin deklaroi këtë mëngjes se kishte kaluar në Rus inga Ukraina me forcat e tij për të rrëzuar lidershipin ushtarak të Moskës dhe se kishte marrë tashmë nën kontroll strukturat ushtarake dhe aeroportin në Rostov.

E keqja në lidershipin ushtarak rus duhet ndaluar. Ne do te marshojmë për drejtësinë. Ata që do të ndëshkohen do të jenë personat që vranë shokët tanë, dhe që çuan dëm jetët e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë në luftën e Ukrainës.”– u shpreh Prigozhin.

Rusia ka rritur menjëherë sigurinë: internet është kufizuar ndërsa në rrugët e kryeqytetit janë parë tanke. Prigozhin e ka akuzuar ushtrinë ruse se ka nisur sulme vdekjeprurëse ndaj forcave të tij në Ukrainë – ku trupat e Wagnerit luftojnë përkrah ushtrisë ruse. Moska e ka hedhur poshtë një gjë të tillë. Ministria britanike e Mbrojtjes, ka thënë të shtunën se shteti rus është duke u përballur me sfidën më të madhe të sigurisë në kohët e fundit.

“Në orët e ardhshme, besnikëria e forcave ruse të sigurisë dhe sidomos e Gardës Kombëtare të Rusisë, do të jetë kyçe rreth asaj se si do të zhvillohet kriza”, ka thënë ministria britanike përmes një deklarate.

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka thënë të shtunën se është konsultuar me kryeministrin dhe Ministrinë e Mbrojtjes rreth situatës në Rusi, duke shtuar se Varshava është duke e monitoruar situatën. “Ne po e ndjekim me kujdes rrjedhën e ngjarjeve përtej kufirit tonë lindor është duke u monitoruar vazhdimisht”, u shpreh ai.


Top Channel

You may also like