Grubi nga Gostivari: Na ka mbetur vetëm kufiri Llojan-Miratoc

by admin
Spread the love




Zv/kryeministri Artan Grubi, nga Gostivari ka thënë se kur jemi bashkë nuk ka punë që nuk mund të realizohet. Ai ka numëruar projektet që janë bërë, por edhe ato që duhet të bëhen në të ardhmen. “Na ka mbetur vetëm kufiri Llojan – Miratoc që duhej nënshkruar para festave por për shkak të krizës politike atje dhe besoj që shpejt do e tejkalojmë. Dua të ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm dhe nuk e kemi pasur në program por duke parë mundësitë që mund të bëjmë vendosëm dhe nënshkruam memorandumin me Bechtel Enka për Korridorin 8 që nënkupton rrënimin e tërësishëm të autostradës Tetovë – Gostivar, rrugë e re me 3 korsi nga secila anë dhe një rrugë anësore që do lidh fshatrat, drejt Kërçovës njejtë dhe bashkangjiten me autostradën që lidhet me Ohrin me ç’rast do kemi lidhje nga Shkupi në kufi me Shqipërinë, ka thënë në fjalën e tij para të pranishmëve, Artan Grubi.


You may also like