Grubi merr mbështetje të fortë nga Amerika

by admin
Spread the love

Angazhimi i zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në përforcimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe orientimin e vendit drejt strukturave euroatlantike siduket nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga përfaqësuesit e SHBA-ve në vend. Pritja e sotme e zëvendëskryministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga në konak të saj nga aba e ambasadores së SHBA-së në Shkup, znj. Angela Aggeler, shkruan Top24.

Grubi në vazhdimësi është angazhuar që vendi të mos bjerë nën ndikimin e partive me oritim prorus ose atyre që finansohen apo ndihmohen nga qarqe Ruse, duke dëshmuar kështu se reshtemi krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s pa dyshim që e bën vendin tonë më të sigurtë dhe më të fuqishëm në rangun botërorë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për propozimin e vetingut që duhet të përfshijë të gjithë, që nga figurat politike, gjykatësit, dhe prokurorët si formë e luftës kundër korrupsionit dhe veprim që garanton kontroll thelbësor të funksionerëve para se të zgjidhen në detyrë.

Grubi u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmesën dhe përkrahjen amerikane për barazinë, demokracinë dhe integrimin e vendit tonë në tri dekadat e fundit.

You may also like