Grubi flet për “injorancë masive të opozitës shqiptare” – Shqip

by admin
Spread the love

Sipas Artan Grubit, koalicioni opozitar VLEN nuk ka arritur të kuptojë qartë idenë e zgjedhjes së presidentit të shtetit përmes Kuvendit. Kjo sepse sipas Grubit, nuk mund të bëhet thjesht me 2/3 e votave të deputetëve, pasi në raste të tilla, partitë maqedonase do të mund të merreshin vesh mes veti për të zgjedhur një kandidat të përshtatshëm të tyre dhe shqiptarët të mos pyeteshin fare.

Por, siç thotë Grubi, filozofia politike e Ali Ahmetit dhe BDI-së i ka paraprirë kësaj, duke ofruar Badenterin si zgjedhje.

Pra, sipas grubit, përveç 2/3 e votave të deputetëve, presidenti do të duhet të kalojë edhe votimin e Badenterit, për të marrë konsensusin etnik, konkretisht pëkqimin e shqiptarëve.

“Injoranca masive e opozitës nuk di ta lexojë këtë edhe kur e ka në dorë”, tha Grubi mes tjerash./tvklan.mk

You may also like