Gruaja lë punën dhe vendoset në tendë me të birin, duke kursyer mijëra dollarë (fotot)

by admin
Spread the love

Një grua në SHBA thotë se ka arritur të kursejë më shumë se 40,000 dollarë në dy vjet duke lënë prapa sendet e rehatisë së shtëpisë, e duke u vendosur në një tendë.

Në qershor 2021, 41 vjeçarja Christine Blue dhe djali i saj 14 vjeçar Britton, nga New York, mblodhën plaçkat e qentë e tyre për të nisur jetesën në mënyrë nomade.

Christine e nisi  me shaka aventurën si një sfidë 90-ditore kampingu ne kopshtin e shtëpisë bashkë me të birin gjatë pushimeve të verës, shkruan rrjeti Daily Mail.

Me vone ajo hoqi dorë nga puna si shofere taksie, bleu një tendë në supermarket dhe e instaloi në kopshtin e shtëpisë. Por idea se mund të kursente shpenzimet e banesës duke jetuar në natyrë, e bindi atë ta merrte stilin e ri të jetesës me kohë të plotë.

Pasi ka jetuar kësaj kohe në tendë, gruaja tani ka nisur të ndërtojë një kasolle druri ku do të vendoset përfundimisht.

Në New York City, Christine paguante rreth $2,500 për qiranë, ujin, dritat e heqjne e mbeturinave.

Prandaj vendosi të ndryshonte gjithçka.

Ajo tregon: “Unë e lashë punën dhe nisa të punoj me  shtiza pasi nuk kisha më nevojë për paratë”.

Christine dhe i bir u vendosën në tendën në formë ‘këmbane’ që kushtoi $1,800 ndërsa një gjenerator energjie diellore kushtoi $1,500.

Brenda tendës ka një sobë gatimi, krevate e batanije, ndërsa me gjeneratorin e energjisë Christine karikon laptopin e saj për të drejtuar biznesin e thurrjeve.

I biri i saj Britton kalon kohë dhe me nënën dhe në shtëpinë e babait të tij.

Christine thotë se arrin të kursejë rreth $2000 në muaj në krahasim me shtëpine me qera, pasi tani kostot e saj janë vetëm rreth $340 dollarë në  muaj.

Në të përfshihet qiraja e tokës rreth $180 ne muaj, dërgesat e ujit të pijshëm $55 për 1000 litra, druri i djegies $75, dhe gaz si suplement ngrohjeje në netët më të ftohta, per $30.

Christine thotë se tani lahet me ujë nga depozita por netët e ftohta të dimrit kanë sfida.

Ajo thotë e i biri Britton e ndihmon me gjithçka, madje ngrihet edhe natën për të larguar dëborën.

“Gjithmonë kisha dashur të jetoj jashtë duke dëgjuar tingujt e natyrës dhe kjo më ka ndihmuar me shëndetin mendor. Sigurisht që është e vështirë të ngresh ujin vetë, të presësh drutë”.

Në fillim ne e nisëm me kampingun në Illinois, por më pas u vendosëm pranë prindërve të mi në dimër, thjesht për siguri nëse do të kishte ndonjë problem. Por pasi bora u spastrua gjetëm këtë vendin e bukur në New York dhe na lejuan të vendoseshim. Unë nuk kisha më parë eksperiencë kë diçka të tillë. Por vendosa të jetoj me shpenzime minimale dhe të fokusohem në biznesin e thurrjes. Më pëlqen të jetoj vetëm në pyll, nuk ndjehem asnjë herë e vetmuar, është thjesht e paqtë”.