Greqia zgjedh sot drejtuesit vendorë, procesi i votimit vijon pa probleme në të gjithë vendin

by admin
Spread the love

Greqia voton këtë të diel për të zgjedhur përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00, me përjashtim të disa qendrave të votimit, ku mungesa e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore e përfaqësuesve gjyqësorë shkaktoi disa minuta vonesë.

9.7 milion grekë kanë të drejtë zgjedhjeje. 22 mijë Qendra Votimi janë ngritur në Greqi. Janë 1222 formacione lokale që pretendojnë këshillat e 332 bashkive të vendit, ndërsa 78 të tjera luftojnë për 13 qarqet e Greqisë, 12 prej të cilave mbahen nga konservatorët në fuqi, të cilët shpresojnë të fitojnë edhe qarkun e Kretës.

Fituesit marrin mandatin e tyre 5 vjeçar në 1 janar 2024. Të drejtë vote kanë të gjithë qytetarët që kanë mbushur moshën 17 vjeç dhe janë të regjistruar në listën zgjedhore të bashkisë. Edhe kësaj here nuk mungojnë në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë apo qarku shtetasit shqiptarët që kanë të drejtë vote në Greqi. Kutitë hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe mbyllen pas 12 orësh, ndërsa rreth orës 9 të mbrëmjes ora lokale do të fillojnë të dalin rezultatet e para.


Top Channel

You may also like