Greqia po përpiqet të ndalë valën e dhunës në sport. Deri më 12 shkurt, të gjitha ndeshjet luhen me dyer të mbyllura

by admin
Spread the love

Ndeshjet e kampionatit grek të futbollit do të luhen me dyer të mbyllura deri më 12 shkurt në përpjekje për të ndaluar dhunën që rregullisht rrënon sportin grek, njoftoi qeveria të hënën.

“Të gjitha ndeshjet e kampionatit grek do të zhvillohen me dyer të mbyllura për dy muajt e ardhshëm, deri më 12 shkurt,” shpjegoi zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis, pasi një polic u plagos rëndë në dhunën që shpërtheu gjatë një ndeshje volejbolli në Athinë, të enjten.

Një vendim të tillë e dëshiruan gjyqtarët, të cilët paraprakisht kishin paralajmëruar se nuk do të gjykojnë derisa të sigurohen kushte të sigurta pune. Kushtet e sigurta, padyshim zgjidhja e vetme janë,  tribunat bosh.

“Gjyqtarët grekë dhe të huaj janë objektiva dhe ‘koka turku’ të vazhdueshme. Ne marrim kërcënime, ushtrohet dhunë ndaj nesh, ne pësojmë sulme  fizike dhe verbale , por e gjithë kjo mbetet e pandëshkuar”, shkruanin  gjyqtarët në një letër të hapur për publikun.

Kontrolle të reja sigurie

Në stadiume do të vendosen kamera me rezolucion të lartë dhe do të futet një sistem elektronik për hyrjen e tifozëve me verifikim të njëkohshëm identiteti, shkruajnë mediat greke .

PANORAMASPORT.AL

You may also like