GREQI – Suficiti i llogarisë korente rritet në korrik

by admin
Spread the love

ATHINË, 20 shtator /ATSH-DPA/- Deficiti i llogarisë korente në Greqi shënoi një rritje të ndjeshme në korrik, kryesisht për shkak të përmirësimit të bilancit të shërbimeve, sipas te dhënave bankare greke.

Suficiti i llogarisë korrente pothuajse u dyfishua në 1.1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë) në korrik nga 570.1 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deficiti i tregtar u zgjerua në 3.09 miliardë euro nga 2.23 miliardë euro vitin e kaluar, për shkak të rritjes më të madhe të importeve krahasuar me eksportet. Suficiti në bilancin e shërbimeve u rrit ndjeshëm në 3.93 miliardë euro nga 2.48 miliardë euro që ishte një vit më parë.

Deficiti i llogarisë së të ardhurave parësore shënoi një rënie në 302.4 milionë euro nga 349.8 milionë euro. Bilanci i të ardhurave dytësore regjistroi një suficit prej 568.2 milionë euro kundrejt 669.3 milionë euro një vit më parë.

Në korrik, bilanci i llogarisë kapitale regjistroi një suficit prej 475.7 milionë euro nga një deficit prej 48.4 milionë euro një vit më parë, ndërsa suficiti i llogarisë financiare ishte 1.45 miliardë euro. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Plani Kombëtar i Pastrimit, punë e përditshme për mjedis më të pastër

You may also like