Gravina: Jemi të gatshëm për të pritur edhe ndeshjet e kampionatit ukrainas

by admin
Spread the love

Jo vetëm pritje e emigrantëve. Italia po planifikon të marrë përsipër edhe zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit ukrainas. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i FIGC, Gabriele Gravina në intervistën e dhënë për Corsera.

“Jemi të gatshëm për të pritur ndeshjet e kampionatit ukrainas”. Kështu e nisi fjalën e tij Gravina duke shtuar më pas se “FIGC është e gatshme, përveç bashkëpunimit për pritjen e refugjatëve të luftës, të presë edhe ndeshjet e kampionatit ukrainas”.

Gjatë bisedës, numri një i federatës së futbollit italian tha se ishte “në punë për iniciativa të mëtejshme”, pas vendimit për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve me pesë minuta, menjëherë pas shpërthimit të konfliktit.

Ai gjithashtu shpjegoi edhe arsyen e heqjes së Gazprom si sponsor i UEFA. Gravina, i cili është edhe nënkryetar i UEFA-s tha se kjo ishte një zgjedhje etike pas gjithë ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit nga shteti rus. /oversport.tv

Foto: FIGC Twitter

You may also like