Gravina: Do t’i kërkoj Chiellinit të punojë me mua, është shumë i përgatitur

by admin
Spread the love

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka treguar se dëshiron që Giorgio Chiellini të punojë me të pasi të mbyllë karrierën. Numri 1 i futbollit italian u ndal për Tuttosport ku dha një intervistë të gjatë, ndërsa komentoi edhe diferencat midis Serie A dhe Premier League.

“Sapo të mbarojë sfida (Itali-Argjentinë ku pritet lamtumira e Chiellinit), do t’i kërkojë të vijë për të punuar me mua. Sepse Chiellini është i destinuar të bëhet një nga drejtuesit më të mirë të futbollit italian.

Është serioz, i përgatitur, i njeh mirë detajet, dinamikat humane dhe ekonomike. Kushdo që do ta marrë për të punuar do të bëjë një marrëveshje të madhe dhe unë dëshiroj ta marrë vetë”.

Më pas për krahasimin midis Serie A dhe Premier League, Gravina tha: “Mungon vizioni i sistemit që kanë në Premier League, madje edhe në Bundesliga. Për t’u krahasuar me futbollin anglez, mjafton të përmendësh se Premier League shpërndan shumë para në ligat e ulëta, por në këmbin të kësaj ata punojnë më shumë me të rinjtë”. /oversport.tv

Foto: FIGC, Twitter

You may also like