Grainca emërohet koordinator i shkollës së klubit Ferizaj

by admin
Spread the love

Shaip Grainca, ish gjyqtar i futbollit, tani me pozitë të re.

Grainca është emëruar koordinator i klubit të futbollit Ferizaj. 

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot ka përmbyllur ciklin e reformave të nisura në Shkollën e Futbollit, me emërimin e koordinatorit të ri, Shaip Graincës. 

Grainca tashmë figurë e njohur në komunitetin e sportit për shkak të angazhimit të kahmotshëm në futbollin kosovar, pritet të jetë ura lidhëse mes Bordit Drejtues dhe stafit të Shkollës së Futbollit. 

Kontributi i Shaip Graincës në futbollin vendor daton qysh para vitit 1990, kur kishte filluar të luajë futboll në klubin e qytetit. Pas mbarimit të karrierës si futbollist, ai për 11 vite kishte qenë refer në Superligën e Kosovës në Futboll, nga viti 1999 deri më 2010. 

Një karrierë e pasur si lojtar e refer u përmbyll në mënyrën më të mirë sepse nga viti 2011 e deri në vitin 2020, Shaip Grainca ishte delegat në ndeshjet e organizuara nga FFK-ja. 

Një herë si lojtar, e pastaj si refer i mirënjohur, e në fund kontroller që i notonte referët pas çdo ndeshje. Kjo pra është karriera me shumë suksese e koordinatorit të ri të Shkollës së Futbollit “FC Ferizaj”, Shaip Graincës. 
Baci Shaip, ashtu siç e quajmë ne në klub, ka kontribuar vazhdimisht në FC Ferizaj.

Ai ka qenë i angazhuar në Shkollën e Futbollit tash e disa vite. Këtij angazhimi ne ia kemi kthyer me një pozitë shumë të rëndësishme, atë të koordinatorit”, njofton FC Ferizaj.

You may also like