​Grabitje si nëpër filma në Paris, vidhen bizhuteri në vlerë mbi 1 milion euro

by admin
Spread the love

Një nga argjendaritë luksoze në qendër të Parisit është vënë në shënjestër të grabitësve, ndërsa këta të fundit janë larguar me bizhuteri me vlerë mbi 1 milionë euro.

Në një argjendari në sheshin “Vandom”, hynë tre grabitës, të cilët kishin shkuar në vendngjarje me motoçikleta. Dy prej tyre ishin të armatosur dhe lënduan gjatë grabitjes edhe punonjësin e sigurimit.

Në videot e publikuara në mediat sociale, shiheshin dy motoçikleta të zeza të ndalura para argjendarisë ndërsa një person i veshur me të zeza dhe me kasketë në kokë, bënte roje. Kalimtarët ndërkohë largoheshin të panikosur pasi shihnin grabitësin e armatosur.

Pas grabitjes, të tre autorët janë larguar me shpejtësi, ndërkohë që policia u vendos në kërkim të autorëve.

Nuk janë bërë ende të ditura detaje të tjera, ndërsa mediat franceze shkruajnë se një nga autorët e grabitjes ishte plagosur në këmbë nga policia, në largim e sipër, ndërsa dy të tjerët ishin arrestuar më vonë.

I njëjti dyqan, është grabitur edhe në vitin 2021, me dëmet që në atë kohë u përllogaritën në vlerë rreth 10 milionë euro.


Top Channel

You may also like