Grabiti vilën e Benzemasë dhe Cristianos por jo Messin, rrëfehet grabitësi shqiptar: Nuk e bëra sepse kisha respekt

by admin
Spread the love

Grabitjet në shtëpitë e futbollistëve të famshëm duket se po kthehen në një trend të rrezikshëm. Sergio Ramos dhe familja e tij ishin të fundit që e përjetuan këtë. Së fundmi, media spanjolle Diario AS, ka bërë publike dëshminë e një grabitësi shqiptar i cili kishte hyrë për të vjedhur në shtëpitë e disa prej futbollistëve më të famshëm në Spanjë, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.

Shqiptari nga Kosova me nofkën “Alberto” ka zbuluar emrat e disa prej futbollistëve të cilëve ai dhe banda e tij u kanë hyrë në shtëpi për t’i grabitur.

“Ne e grabitëm Benzeman në rastin kur ai nuk na kapi”, tha Alberto. “Ne gjithashtu tentuam vjedhjen në shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse.”

Në vitin 2012, grabitësit shënjestruan shtëpinë e Cruyff-it, megjithëse ata hynë në rezidencën e tij fillimisht pa e kuptuar se ishte e tija. Mirëpo, sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp. Ata arritën t’i vidhnin nga shtëpia e tij sende me vlerë që kapin vlerën e rreth 20,000 euro.

I pyetur për Messin, grabitësi shqiptar i cili është në arrati ka surprizuar me përgjigjien e tij, duke thënë se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë në shtëpinë e argjentinasit.

Ai deklaroi se kishte pasur mundësi, por nuk kishte dashur ta bënte për shkak të respektit që kishte për Messin, duke shtuar se ka ndaluar edhe persona të tjerë të cilët donin të grabisnin Messin.

“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë… Këtë herë munda dhe jam shumë krenar për këtë.”- tha ai.

You may also like