Grabitës të armatosur e të dhunshëm bastisin shtëpinë e sulmuesit të Barcelonës, Aubameyang (fotot)

by admin
Spread the love

Policia dhe shtypi ishin mbledhur sot para shtëpisë së sulmuesit të klubit spanjoll të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang i cili u bë viktimë e një grabitjeje të armatosur mëngjesin e të hënës.

Klubi i rajonit të Katalonjës jepte njoftimin në një deklaratë, ku thuhej se Aubameyang ishte i trembur, por i palënduar nga grabitja e dhunshme.

Të paktën katër njerëz kishin hyrë në shtëpinë e zonës së Castelldefel në periferi të qytetit, dhe kërcënuan sportistin e gruan e tij me armë dhe leva hekuri, shkruante e përditshmja El Pais.
Grabitësit qe kishin hyre nga kopshti, kishin detyruar sulmuesin nga Gaboni të hapte kasafortën dhe ishin larguar me para dhe bizhuteritë që kishin gjetur brenda.

Zhvillimi tronditës vjen teksa Aubameyang përflitet për një kthim të mundshëm në Premier League pas interesit nga klubi londinez i Chelsea.

Ai u bashkua me Barcelonën në janar të këtij viti duke ardhur nga Arsenal pas një prishjeje të marrëdhënies me trajnerin Mikel Arteta për arsye disiplinore.
Janë disa futbollistë të nivelit të lartë që janë bërë objekt grabitjesh në Spanjë, por kryesisht kur anëtarët e familjeve nuk kanë qenë në shtëpi, dhe pa përdorur dhunë.


Top Channel

You may also like