Goran Simov largohet nga Makedonija Gj.P, a do të dorëhiqet edhe  trajneri i Rabotniçkit Millan Ilievski? – Shqip

by admin
Spread the love

Ndeshjet dhe  rezultatet e  arritura  në xhiron e 11-të në Ligën e pare të futbollit vendor, ashtu siç edhe pritej ka  rezultuara me shkarkimin Goran Simovit nga posti trajner I KF Makedonija Gj., ndërsa tani për tani flitet se trajneri i Rabotniçkit Milllan Ilievski ka dhënë dorëheqje, por nga  klubi i romantikëve nuk ka asgjë të publikuar edhe pse  gjithashtu në disa mediume përmendin Zekirja Ramadanin  si pasardhës të Millan Ilievski?.

Shkarkimi i Goran Simov nga postti trajner përgjegjës në i ekipi Makedonija Gj.P  erdhi pas  ndeshjes dhe disfatë 0-3  kundër ekipit Struga Trim Lum. Simov në krye  të stafit teknik të ekipit Makedonija Gj.P, zëvendësoi Muarem Bajramin  në pjesë pranverore të kampionatit të kaluar  pikërisht para ndeshjes me Struga Trim Lum në Strug. Suksesi i trajnerit Goran Simov ishte Kupa e fituar në verën e këtij  viti  kur  në finale mundën  Struga Trim Lum pas ekzekutimit të penaltive.

Aktualisht Makedonija Gj.P  mbanë pozitën e 9-të me 11 pikë aq sa kanë edhe  Gostivari dhe Voska Sport.

Gjithsesi çdo  gjë zyrtarisht do të mësohet deri të mërkurën kur do të dihet se kush do të drejtoj ekipet Makedonija Gj.P dhe Rabotniçkin në ndeshjet e 1/8 si finales së Kupës Republikane./KlanMacedonia

 

 

You may also like