Goli, titulli dhe El Clasico/ Vinicius Junior “presion” Barçës dhe arbitrave

by admin
Spread the love

Real Madrid rigjeti fitoren në La Liga pas dy barazimeve radhazi. Kampionët e Spanjës mposhtën 3-1 me përmbysje Espanyolin në “Santiago Bernabeu”.

Vinicius Junior shënoi një nga golat, ndërkohë që është ngjitur në kuotën e 18 golave sezonalë në të gjithë kompeticionet.

Sulmuesi brazilian vlerëson triumfin ndaj skuadrës katalanase dhe beson ende te titulli. Barcelona kryesuese ndodhet 6 pikë larg, por ka luajtur një takim më pak se “Los Blancos”. Java e ardhshme është shumë e rëndësishme për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Në mesjavë sfida ndaj Liverpoolit në Champions League. Më pas El Clasico përballë Barcelonës në “Camp Nou”, supersfidë ku vlen vetëm fitorja për Realin. “Fitorja ndaj Espanyolit ishte shumë e rëndësishme. Doja të shënoja, ia dola dhe shpresoj të vazhdoj të realizoj gola.

Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Reali nuk dorëzohet kurrë. Ne japim gjithçka nga vetja kur zbresim në fushë. Të dielën e ardhshme është El Clasico, ndeshje që do të ketë ndikim të madh në garën për titullin”./ Shqip


Top Channel

You may also like