Goli ndaj Fiorentinës/ Lautaro Martinez barazon Ikardin, por mbetet ende larg rekordit të… Xhuzepe Meacës

by admin
Spread the love

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, me golin e shënuar mbrëmjen e sotme ndaj Fiorentinës, në triumfin 0-1 të zikaltërve, ka barazuar patriotin Mauro Ikardin.  Lautaro tani është golashënuesi i tetë më i mirë i Interit së bashku me Ikardin.  

‘Maurito’ kishte shënuar 124 herë në 219 ndeshje me fanellën e Interit. Ndërkohë Martinez ka shënuar të njëjtën sasi golash, por në 266 paraqitje me zikaltrit. Gjithsesi “demi” është ende larg vendit të parë që mbahet nga Xhuzepe Meaca me 284 gola. 

Legjenda zikaltër edhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave tek Interi.    

PANORAMASPORT.AL

You may also like