Goli i anuluar i Milik, jepet edhe shpjegimi zyrtar për vendimin e arbitrave

by admin
Spread the love

Arbitrat e sistemit VAR në sfidën Juventus-Salernitana që e konsideruan të parregullt golin e Arkadiuz Milik në fundin e takimit kanë dhënë edhe shpjegimin e tyre për këtë vendim. Ata injoruan pozicionin e Antonio Candrevas sepse imazhet që iu shfaqën nuk ia mundësuan pamjen e qartë për të parë mesfushorin italian.

Ky ka qenë edhe shpjegimi që Shoqata e Arbitrave në Itali ka dhënë për rastin shumë polemizues në sfidën Juventus-Salernitana. Goli i Milik u anulua për një pozicion të parregullt të Bonuçit, por sipas pamjeve duket qartë se Candreva i mban në lojë të gjithë lojtarët e Juventusit.

Juventus-Salernitana përfundoi me rezultatin 2-2 dhe krijoi shumë polemika dhe ankesa nga “Zonja e Vjetër”. Megjithatë, fakti që nuk e kishin pamjen e Antonio Candrevës në planin e gjykimit detyruan arbitrat e VAR të merrnin këtë vendim. /oversport.tv

You may also like