Goditi Klaassen, arrestohet një tifoz në Holandë

by admin
Spread the love

Gjysmëfinalja e Kupës së Holandës mes Feyenoord dhe Ajaksit u ndërpre për thuajse 30 minuta pasi Davi Klaassen pësoi një dëmtim në kokë kur u godit nga një objekt i hedhur nga tribuna e tifozëve.

Ish-mesfushori i Everton ishte duke festuar pranë flamurit të këndores pasi kishte çuar Ajaksin në avantazh në fillim të pjesës së dytë kur u godit. Gjyqtari i çoi lojtarët në tunelin e dhomave të veshjes para se Ajaksi ta fitonte ndeshjen 2-1. Policia më vonë bëri të ditur se një 32-vjeçar ishte arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Gjatë ndërprerjes prej 28 minutash të lojës zv/trajneri i Feyenoord John de Wolf doli në fushë duke ju kërkuar tifozëve të përdorin logjikën duke ndalur trazirat para se ndeshja të riniste. Klaassen 30-vjeçar u zëvendësua pak pas nisjes së lojës duke bërë me shenjë se kishte marrje mendsh.

“Kishte një tensionim dhe unë shkova për të qetësuar gjërat, pastaj diçka më goditi në kokë. Në fillim ndjeva dhimbja, dhe pastaj kjo i la vendin irritimit, pasi po mendoja: si është e mundur diçka e tillë”, tha Klaasen për faqen zyrtare të Ajaksit duke shtuar. “Kisha një ndjesi të keqe në lidhje me plagën dhe nuk po përqëndrohesha dot, ndaj nëse do të kisha qëndruar në fushë, kjo nuk do të më ndihmonte as mua dhe as skuadrën”.

Ndeshja gjithashtu kishte nisur me 5 minuta vonesë për shkak të tymit të shkaktuar nga flakadanët para se të ndalonte vetëm 21 sekonda pas nisjes për të pritur që ajri të pastrohej.

Dusan Tadic kaloi Ajaksin përpara para se Santiago Gimenez të sillte ekuilibrin për të zotët e shtëpisë. Pavarësisht incidentit dhe një kartoni të kuq në kohën shtesë për Keneth Taylor të Ajaksit, goli i Klaassen i preu harkëtarëve një biletë për finalen përballë PSV Eindhoven në 30 prill.


Top Channel

You may also like