Gjykata konfiskon RTV Ora, vjen reagimi i avokatëve dhe tregojnë vendimin e fundit që kanë marrë

by admin
Spread the love

Gjykata e Posaçme mori vendim për konfiskimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi duke mbyllur dhe RTV Ora.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i avokatit Besnik Muçi ku u shpreh se sa kohë që është një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin nuk ka arsye tjetër veç prapavijës politike. Qëllimi është mbyllja e një medie në Shqipëri që nuk pëlqehet nga politika. Kjo është arsyeja sa kohë që nuk gjejmë asnjë arsye që ky vendim të jetë mbështetur në ligj.

Por ndërsa një betejë u humb lufta nuk mbaron. Avokati Alban Qafa tha se beteja do të vijojë në Strasburg.

Avokati Alban Qafa: “Një betejë u humb sot. Ishte betejë fatkeqësisht e paracaktuar diktuar dhe orkestruar. Beteja tjetër do të jetë në Strasburg. Do të shohim çfarë do të thotë gjykata Ndërkombëtare për vendimin e sotëm”.

You may also like