Gjykata dënon me burg 23 vjeçaren që vrau përdhunuesin ‘për forcë të tepruar’: Mund ta kishte goditur në kokë (fotot)

by admin
Spread the love

Një e re është dënuar me gjashtë vjet burg në Meksikë për vrasjen e burrit që e sulmoi dhe e përdhunoi në shtëpinë e saj dy vjet më parë.

Roxana Ruiz thotë se do të apelojë vendimin, i cili u dha nga gjykatësja Mónica Osorio në shtetin e Mexico të hënën.

“Ndjehem e trishtuar dhe e zhgënjyer nga sistemi i drejtësisë, ata më kanë burgosur për gjashtë muaj dhe më pas më japin dënimin”, tha vajza pas vendimit. “Sikur të mos isha mbrojtur mund të kisha vdekur”.

Avokati i saj Ángel Carrera, tha se vendimi për Osorio mund të vendosë një precedent të rrezikshëm nëse nuk anulohet.

“Kjo dërgon mesazhin për gratë se ligji thotë se mund të mbroni veten tuaj, por deri në një pikë të caktuar. Ai të përdhunoi por ti nuk ke të drejtën për të bërë asgjë”, tha ai.

Gjykatësja Osorio mbështeste vendimin e saj duke thënë se Ruiz mund t’i kishte dhënë sulmuesit të saj një goditje në kokë për të mbrojtur veten duke e bërë të humbiste ndjenjat, dhe kjo do të kishte mjaftuar.”

23-vjeçarja nënë e vetme, ishte në një bar të zonës së saj me një mikeshë më 8 mars 2021.

Ajo ishte takuar më pas me Cruz, i cili ishte një koleg i saj dhe ofroi ta shoqëronte në shtëpi. Më pas ai kishte insistuar që ajo ta lejonte të kalonte natën aty pasi ishte vonë dhe e kishte shtëpinë larg.

Por pasi ishte brenda Cruz kishte insistuar që të flinte në dhomën e saj të gjumit dhe Ruiz e kishte toleruar duke i dhënë një batanije. Më vonë Cruz ishte ngjitur në krevat dhe kishte përdhunuar Ruiz, e cila kishte rezistuar duke e qëlluar me grusht dhe më pas e kishte shtrënguar në qafë me një bluzë derisa kishte vdekur, sipas dëshmive në gjykatë.

Më pas ajo kishte futur në një thes trupin e Cruz dhe e kishte nxjerrë në rrugë, kur u ndalua nga policia.

Ruiz u arrestua nga oficerët megjithëse u tha atyre se ishte përdhunuar dhe kaloi gjashtë muaj në burg derisa u lirua me kusht pak para gjyqit.

Në gjykatë ajo akuzonte gjithashtu policinë se e kishin detyruar të rijetojnë përdhunimin gjatë marrjes në pyetje madje kishte pasur ngacmime seksuale nga policët.

Në një intervistë në 2022 me rrjetin Associated Press, Ruiz pranonte pendesën për humbjen e jetës së përdhunuesit por tha se nuk kishte zgjedhje tjetër pasi mund të kishte vdekur edhe vete.

Problemet e sulmeve seksuale në Meksikë janë nje shqetësim serioz teksa sipas monitoruesve vetëm nje e treta e tyre hetohen nga autoritetet.