Gjykata administrative e anuloi vendimin për shkarkimin e ish kryetares së Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva

by admin
Spread the love

Vendimi i Këshillit gjyqësor me të cilin ish kryetarja e Këshillit, Vesna Dameva është shkarkuar nga posti i kryetares është anuluar, konfirmuan nga Gjykata administrative për MIA-n.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e ka përshëndetur këtë vendim me të cilin ajo kthehet në kryesinë e Këshillit gjyqësor.

“Kjo vërteton të gjitha pretendimet e ministrit që ka pasur në periudhën e kaluar për punën dhe veprimet e Këshillit gjyqësor, gjë që dëshmon se ky institucion ka nevojë për reforma”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Prej atje shtojnë se vendimi i Gjykatës administrative jep shpresë për kthimin e besimit në institucione dhe respektimin e parimit të shtetit ligjor.

Nga Këshilli gjyqësor për MIA-n thonë se do të presin aktvendimin, sepse edhe ata për këtë kanë mësuar nga mediat.

MARKETING



You may also like