Gjoshi i reagon Kurtit pas deklaratave për luftë: Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji

by admin
Spread the love

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, me një postim në rrjetin social Facebook, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, ku ky i fundit nuk po e largon nga goja diskursin se në Kosovë mund të ketë luftë, ndërsa Gjoshi tha se kjo është luftë kundër imazhit të shtetit të Kosovës, dhe se në rast lufte, Kurti do të ikte në Norvegji.

Ai tha se këto deklarata të shefit të qeverisë lënë një përshtypje të keqe për imazhin e vendit tek vendet tjera.

Zyrtari i PDK’së i sugjeroi kryeministrit të mos flasë në publik për këto tema, dhe se ai e di fort mirë se me kënd fliten këto tema.

“Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj. Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti. Kryeministër, mos fol për këtë temë në publik e në media ndërkombëtare. Ti duhet ta dish se me kënd bëhen këto biseda. Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka! Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”. Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji”, ka shkruar Gjoshi.

You may also like