Gjon’s Tears fiton një ndër çmimet më të rëndësishme të faqes së “Eurovision”

by admin
Spread the love

Gjon’s Tears, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën si dhe Anxhela Peristeri, ishin nominuar në sondazhin e faqes zyrtare të “Eurovision” për vokalin më të mirë.

Gjoni u shpall fitues me meritë të plotë, duke na bërë edhe njëherë krenarë pasi arriti deri në finalen e Eurovision dhe për pak desh rrëmbeu çmimin e parë.

Talenti i tij absolut ka marrë vlerësimet maksimale nga votuesit për vokalin më të mirë dhe njësoj bëjmë tifo edhe për Peristerin, e cila ishte ndër pesë të nominuarit në këtë kategori.

Rikujtojmë se kësaj here, Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision” nga këngëtarja Ronela Hajati, e cila triumfoi mbrëmë në “Festivalin e Këngës së RTSH-së”.

Pas fitores, Hajati ka postuar në rrjete sociale një foto nga momenti i performimit në skenë, teksa i premton të gjithëve se do të japë më të mirën.

“Turin see ya! @eurovision 🦅
Faleminderit te gjithe atyre qe me kane mbeshtetur gjithe keto vite ! Ju dua me shpirt 🥺❤️ @rtshqiptar
Promise i’ll make a revamp,a video and a performance to remember!
Nuk kam fjale ….”- janë fjalët e Ronelës.


You may also like