Gjithçka zyrtare, Roma e “mbyll” me Drejtorin Sportiv, “Verdhekuqtë” në kërkim të një specialisti merkatoje

by admin
Spread the love

Prej disa ditësh tashmë lajmi qarkullonte në mediat italiane, mirëpo pasditen e kësaj të enjteje gjithçka është konfirmuar, me porutgezin, Tiago Pinto, i cili nuk do të jetë më Drejtori Sportiv i “Verdhekuqve” të Roma-s, pas muajit janar, me klubin dhe 35-vjeçarin, që kanë vendosur të ndërpresin gjithçka pas përfundimit të merkatos së dimrit.

Në të tilla rrethana “Gladiatorët” e kryeqytetit janë vënë në lëvizje për të gjetur Drejtorin e ri sportiv, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, emri i preferuar i bordit është ai i ish-drejtuesit të Milan, Federico Massara, me këtë të fundit, që bëri një punë fantastike në krah të Maldini-t.

Me largimin e Pinto nga Roma, ndryshon skenari edhe për teknikun Jose Mourinho, i cili tashmë mund të marrë një tjetër ofertë për rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit, këtë herë me më shumë pushtet për merkaton, gjë që i pëlqen goxha teknikut portugez, duke e shtyrë këtë të fundit të refuzojë edhe ofertën e Kombëtares së Brazilit. /i.m /abcnews.al

You may also like