Gjimshiti flet para sfidës me Kilin: Do të japim maksimumin tonë

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e së premtes, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të sfidojnë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, testin e parë zyrtarë para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Kilit, me “La Roja”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Siç e do zakoni, një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp në kuadër të kësaj sfide, nga ku kapiteni Berat Gjimshiti, fillimisht vuri theksin te rëndësia e sfidës dhe te vështirësia e saj, ku përballë është një kundërshtar si Kili e më tej foli për partnerin e tij në mbrojtje, ku kapiteni ia la “barrën” teknikut Sylvinho.

“Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali, populli shqiptar do të na përkrahë, do të jetë shumë bukur. Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty. Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi. Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë, pse jo! Por, ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vetëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.

Alexis Sanchez? Emër i madh, ka bërë karrierë për t’u respektuar, karrierë të bukur.

Një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, por të ndalim gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar. Për ne, popullin shqiptar, do të jetë një gjë shumë e bukur të kemi një Europian apo Botëror.

Po ndërtohet gjithçka në Shqipëri sa i përket futbollit. Për gjërat e tjera mund të flasë presidenti Duka.

Superiorja? Është zhvilluar shumë futbolli në Shqipëri.

Skuadrat kanë provuar të ndërtojnë diçka në kompeticionet europiane. Nuk është aq e thjeshtë, në botë ka shumë talente, por duhet më shumë puna se talenti. Ka shumë shqiptarë që e duan dhe jetojnë për futbollin.

Shpresoj që të bëhen të rinj më të mirë se ne. Ta çojnë Shqipërinë në futboll sa më lart, kjo është më e rëndësishmja”.

You may also like