Gjigandi i Premier Ligës hidhet në sulm për Vlahoviçin, ja çfarë i kërkon Juventusi në këmbim

by admin
Spread the love

Dushan Vlahoviç ka pasur një sezon me ulje-ngritje, teksa së fundmi sulmuesi serb është vendosur dhe në qendër të merkatos.

Siç raporton “Sky Sports”, për 23-vjeçarin është futur në garë dhe Arsenali, i cili e ka dashur Vlahoviç që në momentin kur ai ishte te Fiorentina.

Gjithsesi Juventusi nuk do ta lërë të lirë kaq thjeshtë serbin, pasi për të kërkon 50 milionë paund, por sipas “Sky Sports”, bardhezinjtë janë të gatshëm të pranojnë një lojtar plus një shumë parash në këmbim të sulmuesit.

Në garë gjithashtu për Vlahoviç janë dhe Mançester Junajtid e Çelsi, që prej kohësh vuajnë për një sulmues.

PANORAMASPORT.AL

You may also like