GJERMANI – Njësi zbulimi kundër ekstremit të djathtë

by admin
Spread the love

BERLIN, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser deklaroi se planifikon të krijojë një njësi zbulimi për fushatat e manipulimit dhe ndikimit të huaj, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar ekstremizmin e krahut të djathtë.

Plani është pjesë e një pakete prej 13 masash që Faeser prezantoi në Berlin, së bashku me kreun e Shërbimeve të Brendshme Sekrete, Thomas Haldenwang dhe kreun e Zyrës Federale të Policisë Kriminale, Holger Münch.

Ekstremistët e krahut të djathtë synojnë të minojnë besimin në stabilitetin dhe aftësinë e shtetit për të vepruar. Ata e ndajnë këtë qëllim me disa aktorë të huaj, të cilët gjithashtu kanë interes për dobësimin e demokracisë.

“Ne duam të përdorim të gjitha instrumentet e shtetit ligjor për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha Faeser në një deklaratë.

”Ne duam të shkatërrojmë rrjetet ekstremiste të krahut të djathtë, t’i privojmë nga të ardhurat e tyre dhe t’a marrim armët”, theksoi ajo.

Në letër, Ministria e Brendshme argumenton gjithashtu në favor të ndryshimit të kushtetutës së Gjermanisë për të mbrojtur më mirë Gjykatën Kushtetuese Federale nga ndikimi i armiqve të demokracisë.

Kjo është duke u diskutuar edhe mes ekspertëve ligjorë, me fokus të veçantë në emërimin e gjyqtarëve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like