GJERMANI – Katër të vdekur pas sulmit të një ushtari

by admin
Spread the love

BERLIN, 1 mars /ATSH-DPA/ – Një ushtar gjerman dyshohet se vrau katër persona,  përfshirë një fëmijë, në veri të Gjermanisë, përpara se të dorëzohej.

Zyra e prokurorit deklaroi se ”incidentet ndodhën gjatë natës në dy lokacione në Saksoninë e Poshtme, një në një shtëpi në Westervesede, në komunën ScheeSel dhe tjetra në Bothel”.

Një djalë trevjeçar dhe nëna e tij 33-vjeçare vdiqën në Bothel, sipas prokurorisë së Verdenit.

Viktimat në ScheeSel, 9 kilometra larg, ishin 55 dhe 30 vjeç.

Zyra e prokurorit nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me marrëdhëniet e të dyshuarit me viktimat apo nëse i dyshuari kishte jetuar në ndonjë nga lokacionet.

”Një motiv familjar nuk mund të përjashtohet”, thanë hetuesit.

Një ushtar i Bundeswehr-it thuhet se ka përdorur një armë zjarri në të dy skenat e krimit, megjithëse nuk ishte e qartë menjëherë nëse ishte një armë shërbimi.

Sipas informacioneve të marra, nuk mungonte asnjë armë e Bundeswehr-it që mund të lidhej me incidentin./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like