GJERMANI – Gjashtë vite burg për kreun e grupit terrorist të ekstremit të djathtë

by admin
Spread the love

SHTUTGART, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi i një grupi terrorist gjerman të ekstremit të djathtë, i cili dyshohet se kishte planifikuar sulme të dhunshme kundër myslimanëve me shpresën për të ndezur luftën civile, është dënuar me gjashtë vjet burg nga një gjykatë e Shtutgartit.

”Werner S”, siç njihet për shkak të rregullave gjermane për privatësinë e të pandehurve kriminalë, u dënua nga gjykata për themelimin e një organizate terroriste.

”Celula terroriste e udhëhequr nga Werner S u frikësua se Gjermania mund të pushtohej nga refugjatët dhe komplotohej për të provokuar një luftë civile përmes sulmeve në xhami dhe objektiva të tjera”, sipas prokurorëve.

Një avokat mbrojtës u përpoq të argumentonte se grupi kurrë nuk kishte ndërmend të zbatonte skemat e tij dhe retorikën raciste, duke i quajtur ato një “koleksion sloganesh”.

Dhjetë anëtarë ose mbështetës të tjerë të dyshuar të “Grupit S”, siç grupi u bë i njohur me emrin e drejtuesit të tij të dyshuar, u përballën gjithashtu me akuza penale.

Disa morën dënime me burg, ndërsa të tjerët u dënuan me kusht.

Një i pandehur u shpall i pafajshëm ndërsa një tjetër vdiq papritur gjatë gjykimit të gjatë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like