GJENEVË – UNRWA: Ndihmat do të zgjasin deri në fund të shkurtit pas pezullimit të fondeve nga donatorët

by admin
Spread the love

GJENEVË, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) do të duhet të ndërpresë punën për katër javë nëse fondet e premtuara nuk paguhen, tha dje në mbrëmje agjencia në Gjenevë.

Kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini tha se 16 vende kishin pezulluar pagesat me një vlerë prej 440 milionë dollarësh, duke përfshirë kontribuesit kryesorë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, pas akuzave se stafi i UNRWA-s kishte qenë i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Nëse financimi mbetet i pezulluar, me shumë mundësi do të detyrohemi të mbyllim operacionet tona deri në fund të shkurtit jo vetëm në Gaza, por në të gjithë rajonin”, tha Lazzarini.

Drejtori i UNRWA-s në Rripin e Gazës, Thomas White tha se ishte e vështirë të imagjinohej që banorët e Gazës do t’i mbijetonin kësaj krize pa ndihmën e UNRWA-s.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant akuzoi UNRWA-n se po vepron si një kanal për financimin ndërkombëtar të organizatave terroriste.

Duke folur me një delegacion të OKB-së, Gallant tha se organizata kishte humbur çdo legjitimitet për të vazhduar ekzistencën në formën e saj aktuale.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres është zotuar të sqarojë akuzat duke theksuar se disa punonjës të stafit ishin shkarkuar. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like